opsionet

NimiTV 4K Box
Shiko platformën NimiTV në Box-in 4K

NimiTV Set top box Nimi tv set top box

SMART TV APP
Shiko platformën NimiTV në Smart TV App

shqip tv box shqip iptv box

ANDROID TV&BOX
Shiko platformën NimiTV në Android Tv&Box

android iptv box iptv android

PC / MAC / LINUX
Shiko platformën NimiTV në Pc apo Mac

Shiko platformën NimiTV ne Pc Shiko platformën NimiTV ne Mac

SMART PHONE
Shiko platformën NimiTV në SmartPhone apo Tablet

NimiTV Android IPTV Apk albanian tv app for iphone

Apple TV
Shiko platformën NimiTV në Apple TV në tvOS

NimiTV Apple TV App albanian tv app for apple tv

Pyetjet më të shpeshta

Në qoftë se nuk gjeni përgjigje për pyetjet e juaja, ju lutem na kontaktoni.

Kontakto

Për t'u bërë abonent i NimiTV nevojiten më pak se 5 minuta! Është e nevojshme të keni një pajisje që ka qasje në internet, siç është Smart TV, Smartphone, Laptop, PC, tablet, apo Amazon Stick.

Sapo ta keni një nga pajisjet e lartpërmendura, hapi tjetër është të regjistroheni për abonim apo të përfitoni nga mundësia për të testuar shërbimet tona falas!

NimiTV ofron mundësi falas testimi për shumë nga pajisjet që mbështesim, siç janë:
  • Smart TV (Samsung, LG, Sony, Phillips)
  • Android Box
  • Smart Phone
  • PC & Mac Player
Për të përfituar nga mundësia jonë për të testuar shërbimet falas ju duhet të:
  1. Hapni faqen NimiTV.com.
  2. Klikoni në “Opsionet.”
  3. Zgjidhni pajisjen në të cilën dëshironi ta pranoni testimin falas.
  4. Klikoni në “Provoje pa pagesëë.”
  5. Plotësoni formularin që hapet me të dhënat e juaja, përfshirë emrin, email-in, numrin e telefonit, dhe shtetin në të cilin jetoni. Po ashtu, ju lutem zgjidhni saktë pajisjen në të cilën dëshironi ta kryen testimin.
  6. Pas pak minutave ju do pranoni një email nga NimiTV me të dhënat e nevojshme për qasje në shërbimet e NimiTV.
Ju mund të abonoheni në dy mënyra.
  1. Online.
  2. Duke telefonuar shërbimin për klientë.
Udhëzimet për t’u abonuar online:
  1. Hape faqen NimiTV.com
  2. Kliko në “Porosit pakon”.
  3. Zgjedh midis planit “All in One” që përfshinë deri në tre pajisje në të njëjtën kohë, ose “Mobile Plan”, që të mund të shikoni vetëm në telefonin tuaj të mençur.
  4. Zgjidh pakon mujore që dëshironi.
  5. Jep informatat e nevojshme për pagesë, dhe konfirmo porosinë.
  6. Pasi të konfirmoni pagesë, ju do pranoni të dhënat e nevojshme për qasje në shërbimet tona nëpërmjet pajisjes tuaj.
  7. Ju po ashtu mund të abonoheni edhe duke telefonuar në shërbimin tonë për klientët në numrin 1-877-448-8252.
Ne pranojmë Credit Cards, PayPal, Checks, dhe Money Orders.
NimiTV është i qasshëm në shumë pajisje. Më poshtë gjeni listën e të gjitha pajisjeve nëpërmjet të cilave mund të përdorni shërbimet tona:
  • VALB SP110 STB Box
  • MAG Boxes
  • Amazon Fire TV
  • Android TV
  • Android Devices
  • iOS Devices
  • Samsung Smart TV
  • LG Smart TV
  • Sony Smart TV
  • Phillips Smart TV
  • Windows
  • Macintosh
  • Linux

NimiTV kurdoherë ofron cilësinë më të mirë të disponueshme.

Shpejtësia e rekomanduar nga ne është:

Për pajisje shtëpiake (TV, STB, SmartTV) – ju duhet të keni një linjë interneti minimumi 5.0 Mgbs.

Për pajisje mobile (Telefon dhe tablet) – ju duhet të keni një linjë interneti minimumi 3.0 Mgbs.

NimiTV është edhe wireless, por edhe me kabllo. Nëse është e nevojshme sistemi ynë punon me kabllo, por po ashtu punon wireless për pajisjet që mund të lidhen me WiFi. Varet nga ju se a dëshironi ta keni wireless apo me kabllo, pasi që cilësia është e shkëlqyer me të dyja llojet e lidhjeve.
Jo, me NimiTV ju mund të zgjidhni kutinë STB që ne ju dërgojmë juve me postë, ose mund të lidheni përmes aplikacioneve tona. Instalimi fizik nuk është i nevojshëm për asgjë. Ju mund të shikoni kanalet e parapëlqyera brenda disa minutave pasi të keni pranuar pakon ose të dhënat tuaja për APP-në tuaj.
NimiTV ka mbi 2000 kanale televizive të qasshme. Të gjitha janë të përfshira në një çmim. Nuk ka tarifa shtesë për më shumë kanale! Të gjitha kanalet janë përfshirë në pako për të ju kursyer juve. Për listën e kanaleve të qasshme në NimiTV, ju lutem klikoni këtu.
Po, ne kemi të qasshëm për ju çdo radio stacioni në gjuhën shqipe nën opsionin “Radio” në platformën NimiTV.
VOD ose video me kërkesë, është një shërbim nëpërmjet të cilit ju mund të shikoni filma dhe shfaqje që ne kemi shfaqur në seksionin tonë të “kërkesave” e që janë falas për tu shikuar në çdo kohë.
NimiTV ka një opsion të shkëlqyer nëpërmjet të cilit në mënyrë automatike incizohen kanalet kryesore për 7 ditë rresht për 24 orë. NimiTV incizon të gjithë përmbajtën e kanalit për 7 ditë dhe për 24 orë pareshtur, për tu siguruar që në rast se ju keni harruar të incizoni shfaqjen tuaj të parapëlqyer, ta gjeni në katalogun tonë automatik të incizimit, duke e kërkuar atë me emër dhe orë, dhe ta luani kur të dëshironi.
EPG ose “udhëzuesi elektronik i programeve” u mundëson që të shikoni se çfarë shfaqje është duke luajtur në kohë reale. Është një udhëzues digjital me të cilin mund të shikoni edhe skemën programore në prospektivë në mënyrë që të mos e humbisni asnjë shfaqje
NimiTV në vete ngërthen edhe një sistem të veçantë njoftimesh i cili dërgon mesazhe në TV, tablet, apo pajisje mobile për të dhënë detaje se çfarë përditësimesh po zënë vend, dhe cilat kanale të reja do shtohen.
Kodi identifikues (ID) i pajisjes tuaj mund të gjendet nën “Settings”, dhe mandej zgjidhni “Device info.” Sapo të ndiqni këta dy hapa, një tabelë do shfaqet dhe aty do shihni kodin identifikues të pajisjes tuaj.
Sapo të pranojmë porosinë tuaj, brenda 24 orëve ne dërgojmë dekoderin nga depo e NimiTV. Mandej që të arrijë në adresën tuaj, duhen dy deri në pesë (2-5) ditë pune, varësisht nga vendndodhja juaj.
Nuk është e nevojshme. Të gjitha elementet shoqëruese, përfshirë kabllon HDMI, telekomandën me bateri, dhe kabllon kryesore, ndodhen në pakon e dekoderit.
Jo, WiFi është falas, dhe e përfshirë në STB Box.
Data e skadimit të abonimit do shfaqet në menynë kryesore gjatë gjithë kohës. Po ashtu, tre ditë (3) para se abonimi të skadoi, ju do pranoni një mesazh informues për skadim.
Mund ta bëni këtë në dy mënyra, duke na telefonuar neve në 1-877-448-8252, ose online:
  • Hape NimiTV.com
  • Kliko në “Ri-abonimi”.
  • Shto numrin tënd të llogarisë.
  • Shto mbiemrin tënd.
  • Pasi që të verifikosh identitetin, mund të zgjedhësh periudhën e abonimit.
  • Shto të dhënat e pagesës.
  • Konfirmo porosinë, dhe gjithçka është gati.
Ju mund ta gjeni numrin tuaj të llogarisë duke hapur menynë kryesore në platformën NimiTV. Mandej klikoni poshtë te opsioni “Settings.” Pasi të klikoni në butonin “Settings,” opsioni tjetër i titulluar “Account Information” do shfaqet. Klikoni mbi “Account Information,” dhe numri i llogarisë tuaj do shfaqet.
Ju do pranoni një email me një pin-kod për të zhbllokuar kanalet e bllokuara. Në rast se keni humbur këtë, ju mund të na kontaktoni neve nëpërmjet “live chat” në ueb-faqen tonë, të na telefononi, ose të na kontaktoni nëpërmjet email-it, dhe ne do u dërgojmë juve pin-kodin.
Kjo është e lehtë dhe shpërblyese për ju! Për çdo mik që ju rekomandoni, ju përfitoni një muaj abonim falas në platformën NimiTV! Për të rekomanduar një mik ju vetëm duhet ti thoni atij/asaj që të telefonoj për të bërë porosinë. Gjatë porosisë, këshilloni mikun/miken që ta përmend emrin tuaj të plotë dhe numrin e telefonit, në mënyrë që ne të mund të shtojmë muajin shtesë falas në llogarinë tuaj.
Ngecjet dhe gabimet ndodhin. Në qoftë se kjo u ndodh juve, atëherë na telefononi dhe agjentët tanë shërbyes falë profesionalizimit të tyre në zgjidhjen e të gjitha problemeve, nga largësia do e zgjidhin problemin e shfaqur.
Kjo rregullohet me lehtësi. Me gjasë nënkupton që kablloja HDMI nuk është kyçur siç duhet. Ju lutem sigurohuni që kablloja HDMI është e kyçur në STB Box-in tuaj, e po ashtu në TV. Në qoftë se kablloja HDMI është e kyçur në hyrjen HDMI 2, siguroheni që ta zgjidhni opsionin HDMI 2 në TV-në tuaj.

Në qoftë se nuk gjeni përgjigje për pyetjet e juaja, ju lutem na kontaktoni.

Kontakto