POROSIT
Pse NimiTV? Pyetje: Kliko këtu

Politika e Kthimit dhe Rimbursimit

Faleminderit që keni blerë në NimiTV.com. Nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me blerjen tuaj, jemi këtu për t’ju ndihmuar.

KTHIMET

Keni të drejtë të ktheni pajisjen NimiTV (STB) brenda 14 ditëve nga data kur e keni marrë atë. Për të qenë i pranueshëm për kthim, pajisja duhet të jetë e papërdorur dhe në të njëjtin gjendje si kur e keni pranuar.. Pajisja duhet të jetë në paketimin origjinal. Duhet të keni faturën ose provën e blerjes për ta kthyer pajisjen.

RIMBURSIMET

Pasi të marrim pajisjen(box) tuaj, do ta kontrollojmë dhe do të ju njoftojmë se e kemi pranuar. Ne do të ju njoftojmë menjëherë për statusin e rimbursimit pasi të përfundojë inspektimi. Nëse kthimi miratohet, do të fillojmë procesin e rimbursimit në kartën tuaj të kreditit (ose metodën origjinale të pagesës). Kredia do të shfaqet brenda disa ditëve, varësisht nga rregullat e ofruesit tuaj të kartës.

Nëse pajisja është aktivizuar dhe abonimi ka filluar, pagesa nuk është e rimbursueshme. Klienti ka të drejtë të testojë shërbimin për 3 ditë përpara pagesës.

Nëse pas pagesës nuk bëhet verifikimi, NimiTV do të kontaktojë klientin me email dhe telefon. Nëse nuk merret përgjigje brenda 7 ditëve, llogaria do të suspendohet dhe nuk do të ketë rimbursim. Klienti mund ta riaktivizojë llogarinë më vonë duke kontaktuar mbështetjen për klientë.

Nëse abonimi nuk aktivizohet brenda 30 ditëve nga pagesa, ai do të fillojë automatikisht në ditën e 31-të.

Kërkesat për rimbursim që janë në kundërshtim me kushtet e pranuara gjatë pagesës nuk do të merren parasysh.

TRANSPORTI

Ju jeni përgjegjës për pagesën e kostos së dërgesës për kthimin e pajisjes. Këto kosto nuk janë të rimbursueshme. Nëse merrni një rimbursim, kostoja e dërgesës do të zbresë nga shuma e rimbursimit.

KONTAKTI

Për çdo pyetje mbi mënyrën e kthimit të pajisjes, na kontaktoni me telefon (numrat janë në faqen e internetit) ose dërgoni email në: [email protected].